Në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

F. Sh., dhe V. L., pasi konstauan duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi.

M. M., dhe E. S., pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjëndje të dehur.

E. F., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.