Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës kanë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale A. C., 25 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





