Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka përfunduar një 51-vjeçar që ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe një shofer kamioni që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjëndje të dehur.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





