Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara në Durrës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Mësohet se autoritetet kanë konstatuar duke ushtruar aktivitet pas orarit të lejuar, ndaj kanë ndëshkuar me masë administrative pronarin e një subjekti.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme që përdoren apo përshtaten për organizimin e lotarive të palejuara, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Sh., 46 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe D. K., 21 vjeç, banues në lagjen nr.17, Durrës, pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lotari të basteve sportive, në ambientet e lokaleve të tyre.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, për zbatimin e masave anticovid, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Pronari i këtij subjekti, shtetasi E. S., banues në Durrës, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të Aktit Normativ.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





