Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Durrësit, pasi u kapën duke vjedhur naftë.
Policia informon se “Më datë 13.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.B., dhe A.K., vjeç 59 e 63, banues në Durrës, pasi në Shkozet, Durrës, u kapën duke vjedhur 20 litra naftë”.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ia kaloi Prokurorosë materialet procedurale në ngarkim të të dyve bazuar mbi nenet 135 e 25 të Kodit Penal.





