Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 32-vjeçar është kapur në kufi teksa tentonte të kalonte me dokumente të dyshuara si të falsifikuara ndërsa një 41-vjeçar ka aksidentuar një persona.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. B., 32 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. C., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 78 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.