Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar që aksidentoi një të moshuar në lagjen nr.14 si dhe një shtetas nga Kosova që tentoi të kalonte kufirin me vizë holandeze të falsifikuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore E.M., 68 vjeçe, banuese në Arapaj, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.”,– njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





