Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar dy të rinj të moshës 20 dhe 19 vjeç, që udhëtonin pa leje drejtimi me vete.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 24.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.O., vjeç 20, banues në Kukës, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 24.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L., vjeç 19, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke drejtuar motoçikletën tip “Suzuki”, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.





