Policët e Krujës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Petrit Luka 58 vjeç, banues në Nikël dhe Ervin Malja 32 vjeç, banues në Krujë.
Sipas policisë, të dy këta shtetas në lagjen"Lekas", Krujë janë kapur duke djegur mbetje plastike në një gropë gëlqereje dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Ndotja e ajrit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" në bashkëpunim, parashikuar në nenet 201, 199/a dhe 242, 25 të Kodit Penal.





