Gjatë një operaciont antidrogë të kryer gjatë natës janë vënë në pranga 3 persona dhe janë sekuestruar 65.6 kilogramë kanabis.
Gjatë operacionit të koduar “Vakumona” janë vënë në pranga:
- Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
- Albi Joca, 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
- Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Eshtë shpallur në kërkim shtetasi me inicialet P. L.
Këta persona janë kapur dje rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana:
Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.
Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.
Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 automjet
- 4 telefona celularë
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim” në ngarkim të Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.





