- Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik
- Arrestohen në flagrancë tre shtetas
Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, më datë 24.07.2017, në vendin e quajtur "Mavrambël", në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambjent mes pemëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar 1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, nderkohe që u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").
Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. (Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").
Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës) (Për veprën penale "Moskallëzim i krimit".)
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.





