Dy ish-truprojat e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit u arrestuan këtë të mërkurë në Francë dhe Gjermani.

Mësohet se në pranga kanë rënë Agustin Deda dhe Hekuran Marku të cilët janë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si të përfshirë në trafikun e drogës.

Bëhet me dije se Agustin Deda është arrestuar në Francë dhe ka kërkuar azil politik në këtë shtet. Në këtë mënyrë derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e detyrimit për paraqitje, por s’mund të levizë jashtë vendit.

Emrat e dy ish-truprojave të Tahirit dolën në përgjimet e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.