Dy shqiptarë të shpallur në kërkim si persona të rrezikshëm e të akuzuar për tentativë vrasje, janë arrestuar nga policia italiane.

Shqiptarët e moshës 32 e 34 vjec në 23 maj të këtij viti kanë qëlluar 5 herë me armë kundër një automjeti tip Mercedes-Benz ku po udhëtonin 2 shqiptarë e 3 shtetase italiane, për motive sentimentale.

Dy shqiptarët janë prangosur në një banesë të braktisur në komunën e Cerignolës, ku banonin 3 shqiptarë të tjerë e 1 shtetase kubane. Në banesë janë gjetur 2 pistoleta, 5 mijë euro e disa gramë kokainë, heroinë, hashash e marijuanë.