Policia Kufitare arrestoi 27-vjeçarin nga Kosova, te shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër

Gjithashtu është ndaluar edhe një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar. Gjatë ditës së sotme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar Pajtim Shala, 27 vjeç, banues në Kleqke, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoj shtetas "i shpallur në kërkim ndërkombëtar", nga autoritetet zviceriane, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim kombëtar, Zahir Ymeri, 29 vjeç, banues në Podujeve, Kosovë.

Ndalimi i tij u bë pasi, gjatë regjistrimit në sistem rezultoj "shtetas i shpallur në kërkim kombëtar".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal nr.84, datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg",  për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera", parashikuar nga neni 174 i K.penal.