14 mars 2014 – Në natën e 28-29 majit tre hajdutë, një shqiptar 38 vjeçar dhe dy rumunë, 36 dhe 27 vjeç, grabitën me dhunë një vilë në qytezën e Poxolatikos (Pozzolatico) pranë Firences. Një çift të moshuarish, pronarë të shtëpisë, u zgjuan nga gjumi dhe u torturuan derisa u treguan banditëve, ku i kishin sendet e çmuara. Banda vodhi 12 000 euro kesh dhe arturina me vlerë prej mijëra eurosh.

Karabinierët në sajë të informacionit të fqinjëve fiksuan targën e makinës tip Passat të përdorur nga rumuni 27 vjeçar gjatë vjedhjes. Më pas ata arritën të gjejnë edhe dy pjesëtarët e tjerë të bandës. Pas arrestimit rezultoi se shqiptari 38 vjeçar kishte disa precedentë penalë në Itali për krime kundra pronës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/