NJU-DELHI, 18 mars 2013- Pesë nga përdhunuesit e turistes zvicerane në Indi janë burgosur dhe e kanë pranuar veprën.

Njëzet persona janë marrë në pyetje për shkak të përdhunimit në ditën e premte. Paramendohet se ishin shtatë nga tetë përdhunuesit.

Shtetasja e Zvicrës (39) kishte udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj për në tempullin Taxh Mahal.

Gruaja kishte udhëtuar me biçikleta dhe dëshironte të flejë në një tendë në shtetin indian Madhija-Pradesh.

Kur e kishin vendosur tendën i kishin sulmuar grupi i burrave të armatosur me shkopinj, e kishin rrahur burrin, ndërsa gruan e kishin përdhunuar, dhe pastaj kishin vjedhur 185 dollarë dhe telefon mobil.

Gruaja ishte hospitalizuar vetëm një natë në Bvalior, në 340 kilometra nga Bopal, kryeqyteti i Madhijas-Pradesh.

Ambasadori i Zvicrës në Indi, Linus fon Kastelmjur e kishte vizituar viktimën dhe kishte premtuar bashkëpunim.

Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme e dënoi ngjarjen tragjike dhe kërkoi që sulmuesit urgjentisht të zbulohen dhe të dalin para gjykatës.

Në vitin 2003, një grua 36 vjeçare, diplomate zvicerane ishte përdhunuar në një parking në Nju-Delhi nga dy burra. Përdhunuesit nuk janë gjetur.