Katër shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan nga policia greke mesditën e së premtes, ndërsa përpiqeshin të fusnin me dron celularë dhe drogë në Qendrën e Paraburgimit në Larisa.

Sipas burimeve zyrtare greke, katër shqiptarë që ndodheshin në burgun e Larisës, të moshës 36, 24, 33 dhe 26 vjec u arrestuan, ndërsa së bashku me ta edhe dy grekë, një 19 dhe një 24 vjeçar.

Sipas hetimeve paraprake, grupi kriminal kishte planifikuar futjen e drogës dhe telefonave celularë me qëllim rishitjen e tyre në burg dhe për këtë kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nga sigurimi i një droni dhe deri tek materialet ndihmëse.