Itali, 25 qershor 2014 – Një ditë më parë, “Dyrrah”, duke iu referuar medieve italiane, raportoi për kapjen e 53 anëtarëve të klaneve mafioze të Ndragetës kalabreze. Reparti elitë i karabinierisë “ROS” në bashkëpunim me prokurorinë kalabreze me anë të operacionit të gjerë “Mediterraneo” neutralizuan dy klane mafioze, që merreshin me trafik ndërkombëtar droge në sasi të mëdha dhe trafik armësh luftarake.
Një nga kanalet e furnizimit me kokainë të këtyre dy klaneve ishte edhe kanali shqiptar. Nga Shqipëria pritej të mbërrinin në Itali me peshkarexhë një sasi kokaine prej më së paku 200 kg.
Sot prokuroria italiane ka bërë të ditur emrat e 53 mafiozëve italianë e të huaj të arrestuar gjatë këtij operacioni. Ndërmjet të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë të përfshirë në këtë aferë kokaine prej 200 kilogramësh.
Altin Belulaj, 34 vjeç, dhe Fation Belulaj, 29 vjeç, të dy të lindur në Vlorë, janë shqiptarët e arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Karabinieria italiane beson se Fationi është i vëllai i Altinit, megjithëse hetimet vazhdojnë.
Karabinierët nga puna e tyre operative kanë faktuar lidhje të këtyre dy trafikantëve shqiptarë me politikën lokale të vendit ballkanik (Shqipërisë). Të dy shqiptarët kanë përfituar nga e drejta proceduariale për të mos ju përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të organeve ligjzbatuese italiane.
Gjate hetimeve disa mujore, karabieniret italiane kane vene nen pergjim anetaret e ketyre klaneve mafioze, per te dokumentuar me pas ne gjykate veprimetarine kriminale te te arrestuarve. Videoja e meposhtme permbledh disa nga pergjimet me te rendesishme te hetuesve.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





