Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi tentuan të përdhunonin një vajzë 16 vjeçe, duke e detyruar që të kryente seks në grup.

16-vjeçarja e cila nuk është greke, por nga një vend i Europës, ka rrëfyer në polici se dy shqiptarët të moshës 19 dhe 20 vjeç e kishin marrë në makinë për të shkuar në drejtim të një zone malore.

Sipas rrëfimit të vajzës, dy të rinjtë nisën ta ledhatonin në pjesët intime të trupit të saj dhe më pas nisën t’i heqin rrobat. Por ajo ka mundur të largohet nga makina, duke shkuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Kulla-s.