Tre të rinj janë arrestuar si të dyshuar për zjarrvënien në zonën mbi tunelin e Krrabës, duke vënë në rrezik edhe frekuentuesit e kësaj rruge.

Në pranga kanë rënë Armand Ukaj, 22 vjeç, Oltjan Deda, 26 vjeç dhe G.P., 17 vjeç nga Krraba.

Ata kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.