Arrestohen tre doganierë të Kapshticës për akuzën "Shpërdorim detyrë" si edhe tre shtetas të tjerë për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë".

Të arrestuarit janë shtetasit Floben Guxho, 46 vjeç, banues në Tiranë, Klodian Nastimi, 34 vjeç, banues në Devoll, Renato Molla, 33 vjeç, banues në Pogradec, të tre me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Policia ka sekuestruar një sasi pijesh të dyshuara si kontrabandë, për të cilat tre doganierët dyshohet se kanë lejuar kalimin e tyre, pa ushtruar kontrollin përkatës.