Itali, 25 korrik 2014 – Karabinierët e qytetit të Lodit u njoftuan që një bandë hajdutësh shqiptarë ishte fshehur në një bllok magazinash. Karabinierët gjatë kontrollit gjetën tre traktorë të vjedhur, dy prej tyre me plugje të montuara. Në një tjetër magazinë u zbulua një kamion i vjedhur, i ngarkuar me materiale ndërtimi. Vlera e automjeteve të vjedhura dhe e materialeve të tjera shkon në 200 000 euro. Traktorët dhe kamioni ju kthyen menjëherë pronarëve legjitimë.

Dy nga hajdutët shqiptarë, S. H., 30 vjeç, me precedentë të shumtë penalë për drogë dhe N.E., 33 vjeç, i dënuar disa herë më parë dhe me disa urdhëra dëbimi në ngarkim të tij, u përleshën me karabinierët, ndërsa u përpoqën t’ia mbathnin. Pas prangosjes së tyre, karabinierët ndoqën hajdutin tjetër shqiptar G.A., 36 vjeç, person në kërkim, sepse ishte dënuar me vendim të formës së prerë për shfrytëzim prostitucioni të miturish. Ai ishte fshehur në çatinë e kapanonit. Kur pas dy orësh e nxorrën karabinierët nga vrima, ku ishte futur, ishte gjysëm i asfiksuar nga mungesa e ajrit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/