FIER– Pesë persona, tre prej tyre punonjës te OST-se , dy roje private janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi ata akuzohen për tentative vjedhje, ndërsa është shpallur ne kërkim drejtori i TEC-it .

Sipas burimeve zyrtare të policisë për drejtorin e TEC-it te Fierit akuza është vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Te arrestuarit janë kapur ndërsa po tentonin te vidhnin kavo metalike ne ambientet e TEC-it.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth këtyre arrestimeve me pretendimin e vazhdimësisë se hetimit.