Tre shpërndarës droge në zonën e Memaliajt kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Luftinja”.

Ndalimi i tyre u bë pasi u ushtuan kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë. Të ndaluarit janë L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç,  banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë Memaliaj.

Në aksin rrugor Memaliaj – Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin së bashku në një automjet, si dhe shtetasit F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.