21shtator 2015 – Tre punonjës të Tatimeve u arrestuan sot pasdite nga policia e Tiranës, të akuzuar se morën ryshfet nga biznese që nuk kishin paguar detyrimet. Të arrestuar janë: Gjovalin Cacja, Kliton Shatku dhe Gerta Marku. Sipas policisë, ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, inspektoret e tatimeve kanë lejuar funksionimin dhe ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi në rrugën Naim Frashëri, Tiranë, edhe pse nuk ishin korrekt me ligjin.
Por, një tjetër denoncim vjen nga brenda Bashkisë së Tiranës. Lokali brenda institucionit nuk sjell kupon tatimor për klientët. Denoncimi është bërë publik nga një qytetar.
Siç shihet në këtë subjekt punohet me fatura të thjeshta të plotësuara me dorë, jo sikundër e kërkon ligji.
/portali DurresLajm/





