Tre të rinj ngas Durrësi janë arrestuar në flagrancë gjatë një kontrolli fizik nga ana e uniformave blu në kuadër të punës për mbajtjen nën kontroll të kontingjentëve kriminalë.
Të arrestuarit janë:
•Aleksandër Selimllari 26 vjeç,
•Islam Kaloshi 29 vjeç,
•Sulerdi Meçja 27 vjeç, të tre banues në Durrës.
Policia sqaron se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Selimllarit dhe Meçjes, iu gjetën disa doza kanabis sativa.
Ndërsa Islam Kaloshi u kap me këtë thikë që shihni në foto, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Selimllari dhe Meçja akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Kaloshi për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.





