Dy të rinj simpatizantë të grupit të Shtetit Islamik dhe një bashkëpunëtor tjetër janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se po përgatisnin një sulm. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet gjermane.
Dy vëllezër gjermano-libanezë 15 dhe 20 vjeç nga Mannheimi dhe një gjermano-turk 22 vjeç nga Hesse u arrestuan të dielën, raportoi AP.
Vëllezërit akuzohen se përgatisnin një sulm motivuar nga ideologjia e tyre fetare dhe “simpatia” për grupin e Shtetit Islamik, duke blerë ndër të tjera një pushkë dhe municion.
Hetuesit gjetën edhe armë të tjera gjatë kontrollit të banesave. Prokurorët dhe policia gjermane kanë thënë megjithatë se nuk kishte “rrezik konkret për publikun”.