Arrestohen tre vrasës me pagesë nga policia e Durrësit. Arrestimi i tyre u bë në autostradë. Policia bëri me dije se tre të ndaluarit ishin paguar për të kryer një vrasje në Manzë. Dy prej të arrestuarve janë nga Katund Sukthi dhe një nga Durrësi.

Një prej tre të arrestuarve i përket bandës së Ilir Xhakjes që vrau shefin e Komisaritait të Shijakut, Adem Tahiraj, 49 vjeç në qershor të 2013.

Vijojë hetimet për përfshirjen e tyre në vrasje të tjera e ngjarje kriminale.

K.H