Itali, 28 prill 2014 – Policia italiane e qytetit të Raguzës arrestoi dy vëllezërit Kosta dhe Gramoz Sinjari, përkatësisht 44 dhe 46 vjeç, me origjinë nga fshati Cukalat i Qarkut të Beratit. Dy vëllezërit dhe rumunia Mihaela Vizitu, 43 vjeç, e dashura e njërit prej tyre grabitën me dhunë një maroken 41 vjeçar. Ata e goditën në kokë marokenin me çekiç marangozi dhe dërrasë. Pasi i grabitën rreth 500 euro, trupin e marokenit e hodhën në një zonë të izoluar.

Marokeni pasi u shtrua në spital bëri denoncim duke dhënë edhe numrin e targës së automjetit tip Volsvagen me të cilin u krye grabitja. Tashmë dy shqiptarët ndodhen në burgun e qytetit të Raguzës në pritje të gjykimit për grabitje me dhunë dhe plagosje të rëndë, në rrethana rënduese të veprimit në bashkëpunim.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/