Policia e Durrësit ka arrestuar një djalë 16 vjeç pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 14 vjeçe.
Ngjarja e rëndë raportohet sot nga policia, teksa uniformat blu nuk japin informacione të tjera për shkak dhe të moshës delikate të të miturve.
Nuk dihet gjithashtu as personi që e denoncoi rastin në polici.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





