Arrestohet shoferi 17-vjeçar i automjetit tip “Benz”, i përfshirë një ditë më parë në aksidentin me vdekje në zonën e ish-Kënetës.

17-vjeçari L.Z. u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët.

Adoleshenti u largua nga vendngjarja pas aksidentit dhe qëndroi i fshehur për disa orë.

Mësohet se sapo është rikthyer në banesë, policia e ka arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga autori i aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, në lagjen 14/1, ku humbi jetën një shtetas 50 vjeç.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të patrullës së përgjithshme, si rezultat i kontrolleve për kapjen e autorit të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në lagjen 14/1, ku u përplasën automjeti me drejtues shtetasin L. Z., motomjeti me drejtues shtetasin Sh. S. dhe biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi F. Gj., mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, shtetasit L. Z., 17 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e këtij aksidenti, humbi jetën shtetasi F. Gj..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.

Momentet e aksidentit të një dite më parë: