Një 18-vjeçar është prangosur nga policia e Durrësit, sepse ka humbur kontrollin e mjetit që e drejtonte pa leje drejtimi, ndërsa për një 55-vjeçar ka nisur procedimi penal pasi me mjetin e tij ka përplasur një 57-vjeçar që levizte me motomjet.
Po ashtu, në 24 orët e fundit në Durrës është aksidentuar një shtetase nga një motomjet elektrik, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Shtetasja D.B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 18 vjeç, banues në Durrës.
18 vjeçari me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me murin rrethues të një objekti. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi, me automjetin që drejtonte në aksin rrugor Gose–Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Y. B., 57 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua 57-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 12.12.2025, rreth orës 13:40, në rrugën “Petrit Llaftiu”, një motomjet elektrik me drejtues të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. B., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua motomjeti elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit i cili është larguar pas aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





