Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se ka nxitur një të mitur për të kryer sulme terroriste.
Lorenz K. shqiptar por me shtetësi austriake mendohet se ka mësuar adoleshentin se si të vendosë bombë në një qendër tregtare në Ludëigshafen të Gjermanisë por fatmirësisht nuk shpërtheu, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas autoriteteve austriake, 18-vjeçari shqiptar Lorenz K. ka qenë i dënuar me burg në moshën 16-vjeçare për vjedhje.
Prokuroria e Vjenës e akuzon 18-vjeçarin shqiptar me për “Nxitje terrorizmi”. Lorenz K. u radikalizua pas daljes nga burgu duke kontaktuar me anëtarë të Shtetit Islamik (ISIS).





