TIRANE– Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një 19-vjeçari pasi akuzohet se ka vjedhur kasafortën e një biznesmeni.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi në një konferencë për mediat se është arrestuar 19-vjeçari Aleksandër Frroku pasi akuzohet se ka vjedhur 15 mijë euro nga kasaforta e shtetasit me inicialet J.Dhimitri si dhe një sasi bizhuterish.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku 19-vjeçari ka vjedhur kasafortën e shtetasit J.Dhimitri duke përvetësuar 15 mijë euro dhe bizhuteri, ndërsa vlera totale e vjedhur në kasafortë kap shifrën prej 36 mijë euro.

Sipas policisë, arrestimi i 19-vjeçarit u bë i mundur në afërsi të zonës së Alliasit në kryeqytet ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtjeshme.

Gjithashtu policia e kryeqytetit ka arrestuar edhe dy persona të cilët akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas zëdhënëses së policisë janë arrestuar shtetasit Avni Nanaj 56 vjeç dhe Fatmir Lagaj 54 vjeç të cilët u siguronin dokumenta të falsifikuara për disa shtetas n drejtim të Anglisë.