DURRES– Mesnatën e së enjtes më datë 24.01.2013, ora 22.00, u bë i mundur nga forcat e policisë së Durrësit ndalimi i shtetasit në kerkim Amarildo Hyso, 19 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjykata e Rrethit Krujë, me vendim të datës 29.10.2012 e ka dënuar shtetasin Amarildo Hyso me 1 muaj e 22 ditë burgim për veprën penale të vjedhjes.

19 vjeçari Amarildo Hyso me datë 17.02.2012 dyshohet se i ka vjedhur një varëse shtetases V.T.

Ky shtetas me datë 16.11.2012 është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes së varëses.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë.