Gjirokastër, 28 prill 2014 – Një 19 vjeçar u arrestua nga uniformat blu të policisë së Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë me disa doza lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Mësohet se i riu L. Zisi u ndalua në oborrin e shkollës Pedagogjike të Gjirokastrës, teksa iu gjet lënda narkotike në formë cigare, të cilën po tentonte që ta shiste.

Për rrjedhojë u bë ndalimi i tij nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij.

L.Zisi, u arrestua nga sektori kundër narkotikëve pranë drejtorisë së policisë së Gjirokastrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/