Tiranë, 6 maj 2014 – Policia e Tiranës ka prangosur  19 vjeçarin Zhënklaudjo Luan Sallaku, banues në Tiranë, sepse një muaj më parë ka tentuar të vrasë një punonjës policie.

Sipas policisë, 19 vjeçari së bashku me një shokun e tij, ka përplasur me motor më 29 mars 2014 rreth orës 15.45 në Rr.”Luigj Gurakuqi” punonjësin e policisë Rasim Dogjani dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas hetimeve, policia ka mundur ta prangosë dhe materialet ia ka kaluar prokurorisë për veprën penale të "Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë" dhe "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim"

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/