Në kuadër të operacionit Tempulli, policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Lushnje pasi i janë gjetur me dhjetëra doza kanabis sativa.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale O. V., të cilit gjatë kontrollit në banesë janë gjetur me dhjetëra doza kanabis, gati për shitje.

“Si rezultat i hetimeve të kryera  në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.   

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen dhjetra doza lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pas një pune të mirëfilltë policore, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas merret me shitjen e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Komisariati i Policisë Lushnjë kapi në flagrancë shtetasin O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier bëri të mundur arrestimin e shtetasit O. V..

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit O. V..  

Lënda narkotike cannabis sativa, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.