Dhunonte vajzën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet i riu nga Shijaku.

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Fllakë, Shijak.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.