Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, banues në qytetin bregdetar, pasi me automjetin që drejtonte, në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke ecur mbrapsht, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. A., e cila ndodhet në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





