Policia Kufitare në portin e Durrësit ka arrestuar 21-vjeçarin Lirim Berisha, banues në Kosovë.
Shtetasi në fjalë, ditën e shtunë, rreth orës 21:45, ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me një pasaportë sllovene, e cila dyshohet e falsifikuar.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.





