Një 21-vjeçar është arrestuar nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “vjedhja”. Emiljan Hoxha banues në Durrës, është dënuar nga Gjykata e qytetit bregdetar.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin  e shtetasit në kërkim:

• Emiljan Hoxha 21 vjeç, banues në  Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”parashikuar në nenin 134/2 të  Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.