Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me sëpatë nënën e tij. I arrestuari është shtetasi Mondeli Kuqja, banues në fshatin Mlizë të Elbasanit.
“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me sëpatë nënën e tij, shtetasen Dh.K., 49 vjeçe”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.





