Policia njofton se ka arrestuar një 22-vjeçar që dyshohet se i ka vënë zjarrin pemës së Krishtlindjeve para Kryeministrisë në protestën e 9 dhjetorit, për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv.
Mësohet se në pranga ka rënë i riu Odise Xhelali.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve.”, bën me dije policia.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





