Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që u kap dje duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe pa vendosur rripin e sigurimit.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në aksin rrugor “Tiranë–Durrës” një automjet ku drejtuesi qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit.
Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta.
Pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, ai rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., 23 vjeç.
Policia Rrugore e Durrësit, gjatë muajve janar dhe shkurt, ka vënë në pranga edhe dy drejtues të tjerë automjetesh që drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.
Në këtë kuadër, Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike.





