Policia e Tiranës ka prangosur një të ri, pasi ai ka përndjekur dhe kërcënuar me thikë një vajzë 10 vite më të madhe se ai.
Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Mine Peza”, aty ku ndodhet edhe komisariati numër 3.
I arrestuari është 23-vjeçari Alban Hadëri, i cili u prangos në flagrance nga efektivët e rendit.





