Vihet në pranga 23-vjeçari nga Korça me iniciale R.Gj i cili pas një debati për motive të dobëta ka plagosur në sy një 20-vjeçar.
I riu ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës më pas u transportua për në tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Belorta, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar, i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.





