Dy persona kanë përfunduar në pranga në Durrës.

Arrestohet një 24-vjeçar nga Shkozeti, pasi ka rrahur një 45-vjeçar. Në pranga ra shtetasi K.Xh, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 45-vjeçar.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim M. J., 28 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.