Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kanë kapur një vajzë të re nga Kosova, pai ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false.

Bëhet fjalë për shtetasen A. Kastrati 24 vjeçe, banuese në Kosovë.

“Më datë 05.04.2017, rreth orës 20:40, shtetësia e mësipërme ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente,  të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave ”, parashikuar në nenin 189  të Kodit Penal .