Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.

Florian Hysaj, banues në fshatin Lepushë, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe u ndalua me urdhër të prokurorisë që mban datën 8 maj 2017.

“Më datë 15.03.2017, në aksin rrugor Hot – Tamarë, në fshatin Rapsh, shtetasi i lartpërmendur sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe e ka braktisur atë në rrugë

Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e policisë në automjetin tip Benz, me targa AA 476 MJ, në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Operacioni u kodua “Forest 2”